Sport

Kualifikimi për në “Katar 2022” në dorë të Uruguajit. Në të kundërt, shpresa te të tjerët

24 Mars 2022, 09:08 Nga DOSJA
Kualifikimi për në “Katar 2022” në dorë të

URUGUAJI – Ardhja e Diego Alonsos dhe fitoret ndaj Paraguajit dhe Venezuelës e kanë bërë Uruguajin të ëndërrojë kualifikimin dhe drejtpërdrejt për në “Katar 2022”.

Skuadra “celeste” ka grumbulluar rezultate shumë të parregullta dhe herë pas here i ka munguar goli i fitores. Megjithatë, ata tani arrijnë në momentin kyç, në një pozicion të lakmueshëm.

Uruguaji varet nga vetja për të ruajtur vendin e katërt, ku renditet tani. Megjithatë, problemi i parë i vjen me rivalin, me të cilin do të përballet të enjten në stadiumin “Centenario”. Peruja ka vetëm një pikë më pak dhe do të kërkojë një fitore jashtë shtëpisë për të mposhtur rivalin e tij, i cili do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve.

Nëse Uruguaji mund Perunë dhe Kili nuk fiton në Brazil, lojtarët e Diego Alonsos e sigurojnë vendin e katërt dhe asgjë nuk do të ketë rëndësi se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e fundit, ku ata do të vizitojnë Kilin. Nga ana tjetër, një rezultat i mirë për Kilin në “Maracana” do ta bënte për jetë a vdekje ndeshjen në Santiago për vendin e pestë.

Në rast të humbjes kundër skuadrës së Ricardo Garecas, atëherë Uruguaji do të duhet të presi një pengesë të peruanëve në shtëpi kundër Paraguajit, për të rifituar vendin e katërt.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport humbja ndaj uruguajit nëse uruguaji mund perunë trajner i kombëtares së uruguajit uruguaji tani ka trajnerin e saj humbja ndaj uruguajit nëse uruguaji mund perunë trajner i kombëtares së uruguajit uruguaji tani ka trajnerin e saj

Sondazh

Poll