Sport

Revolucioni i ‘La Rojas’, Spanja pa asnjë kampion bote ndaj Shqipërisë…

24 Mars 2022, 08:57 Nga DOSJA
Revolucioni i ‘La Rojas’, Spanja pa asnjë kampion bote ndaj

SPANJE – Për herë të parë në 12 vitet e fundit, mes 23 të zgjedhurve nga Luis Enrique nuk ka asnjë kampion bote.

Mungesa e Sergio Busquets, të cilin trajneri asturian e ka lënë pushim për dy miqësoret e radhës, atë të së shtunës kundër Shqipërisë dhe asaj që do të luhet ndaj Islandës të martën, është i vetmi te Spanja ndër ata që u bënë kampionë në Botërorin e vitit 2010, në Afrikën e Jugut.

Iniesta, ende aktiv në Ligën Japoneze, ishte ai që shënoi golin, me të cilin Spanja fitoi yllin, që i shkëlqen në gjoks.

Në skuadrën e Luis Enriques, në fakt ka mbetur vetëm një lojtar nga cikli Vicente del Bosque. Është kapiteni Jordi Alba, i vetmi lojtar që ka mbetur nga kampionët e Europës 2012. Në fakt, nuk ka më asnjë lojtar në radhët e ‘la Rojas’ që ka arritur shifrën magjike të njëqind ndeshjeve për Spanjën. Edhe Alba që ka më shumë, shkon te 81.

Pas Jordi Albas, janë edhe tre lojtarë të tjerë që kanë arritur statusin e kapitenit (Koke, Morata dhe Azpilicueta) me gjithsej 147 ndeshje ndërkombëtare, shumë larg nga 180 ndeshjet e arritura nga Ramos.

Rinovimi i Kombëtares është pra një fakt evident dhe ka shumë gjasa që në Botërorin e Katarit, që do të nisë pas vetëm tetë muajsh, Spanja të marrë pjesë një ekip praktikisht i ri, në të cilin do të mbetet vetëm një përfaqësues kampion bote me Spanjën në Afrikën e Jugut, Sergio Busquets, i lënë pushim për këto dy ndeshje miqësore.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anësori i majtë jordi alba do të jetë edhe spanja jordi alba dhe sergi roberto trajneri luis enrique anësori i majtë jordi alba do të jetë edhe spanja jordi alba dhe sergi roberto trajneri luis enrique

Sondazh

Poll