Bota

Audiopërgjimi i ushtarëve rusë: Shfaqje m****, avioni ynë na hodhi bombë, operacion dreqi

24 Mars 2022, 06:05 Nga DOSJA
Audiopërgjimi i ushtarëve rusë: Shfaqje m****, avioni ynë na

UKRAINË– Dy ushtarë rusë janë regjistruar në një telefonatë duke përshkruar pushtimin e Vladimir Putinit në Ukrainë si një “spektakël m*ti” pasi avionët e Moskës hodhën gabimisht një bombë mbi vetë ushtrinë e tyre. Audio e publikuar nga “Daily Mail” tregon rrëfimin e një ushtari, të cilit nuk i jepet identiteti, se një kolonë e forcave ruse u nda përgjysmë nga forcat ukrainase. Ushtari ndodhet pranë Mykolaiv në Ukrainën jugore. Ai i thotë kolegut të tij se sulmi çoi në kaos brenda radhëve të ushtrisë ruse ku 50% e forcave po vuan nga ngricat.

“Ata nuk planifikojnë t’i trajtojnë të plagosurit në spital. Në thelb, është një “shfaqje mu*i” këtu. Unë do ta them këtë” – tregon ushtari.

Ai tha se gjenerali Yakov Rezantsev, i cili drejtonte njësinë e tij, u tha atyre se pushtimi i tyre në Ukrainë do të përfundonte shpejt.

“A e di se çfarë na tha? Nuk është sekret për askënd që kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e këtij “operacioni special”. Dhe tani ato orë vazhdojnë akoma” – tha ushtari.

“I them: “shoku gjeneral, dreqin, unë e jam në këtë situatë”.Dhe ai thjesht thotë, “Bir, bëhu i fortë,”. Është keq këtu… avioni ynë hodhi një bombë mbi ne.

Edhe në Çeçeni, nuk kishte asgjë të tillë. Ky “operacion special”, dreq… ç’lidhje ka me shtëpitë që shkatërrohen”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll