Bota

Vdekja e Albright, Konjufca: Kontributi i saj do të mbetet i paharruar në mendjet tona

23 Mars 2022, 20:52 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Konjufca: Kontributi i saj do të mbetet i paharruar

KOSOVË- Kryekuvendari i Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar pas pas vdekjes së ish-sekretares së DASH Madalene Albright. Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca shkruan se kontributi i saj në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës do të mbetet i paharruar. Ai gjithashtu i ka uruar Albright që të prehet në paqe.

Postimi i Plotë: 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit dhe mikes së madhe të Kosovës dhe shqiptarëve, Madeleine Albright. Kontributi i Zonjës Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat tona. Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Milosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan. Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar!

LAJMI KRYESOR: Shuhet Albright, Sekretarja e parë e Shtetit që ‘çliroi’ Kosovën nga gjenocidi serb

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca madalene albright vdes madalene albright glauk konjufca madalene albright vdes madalene albright

Sondazh

Poll