Bota

E propozuar nga Rusia në OKB, dështon projekt-rezoluta për situatën humanitare në Ukrainë

23 Mars 2022, 22:05 Nga DOSJA
E propozuar nga Rusia në OKB, dështon projekt-rezoluta për

BRUKSEL- Një projekt-rezolutë e propozuar nga Rusia për situatën humanitare në Ukrainë nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën në mbrëmje. CNN shrkuan se 2 vende votuan pro, 0 vende votuan kundër dhe 13 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, abstenuan nga votimi. Për miratimin e rezolutës kërkoheshin 9 vota pro.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield foli përpara votimit, duke deklaruar se Rusia po përpiqej edhe një herë të përdorë Këshillin e Sigurimit për të siguruar mbulesë për veprimet e saj brutale.

“Është vërtet e pandërgjegjshme që Rusia do të kishte guximin për të paraqitur një rezolutë që kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të zgjidhë një krizë njerëzore që Rusia e krijoi vetëm. Rusisë nuk i intereson përkeqësimi i kushteve humanitare, apo miliona jetëve dhe ëndrrave që ka shkatërruar lufta. Nëse do të kujdeseshin, ata do të ndalonin së luftuari,” tha Thomas-Greenfield.

Ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia foli gjithashtu përpara votimit të mërkurën në mbrëmje, duke pretenduar se projekt-rezoluta e tyre ishte analoge me projekt-rezolutat e tjera humanitare.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota linda thomas-greenfield lufta ukraine-rusi vassily nebenzia linda thomas-greenfield lufta ukraine-rusi vassily nebenzia

Sondazh

Poll