Bota

Reagimet/Shuhet Albright,Sekretarja e parë e Shtetit që ‘çliroi’ Kosovën nga gjenocidi serb

23 Mars 2022, 18:46 Nga DOSJA
Reagimet/Shuhet Albright,Sekretarja e parë e Shtetit që

SHBA- Sekretarja e parë grua e SHBA-së Madeleine Albright, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur. CNN shkruan se ajo humbi jetën në moshën 84-vjeçare.

Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright. Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomati më i lartë i vendit në mandatin e tij të dytë.

Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Ajo gjithashtu u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Për vdekjen e Albright, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari në ikje i PD-së Lulzim Basha, Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i PDK-së Memli Krasniqi, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj si dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolli.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Vdekja e Albright, Nikolla: I jemi mirënjohës për kontributin e saj në çlirimin e Kosovës

Vdekja e Albright, Haradinaj: Do e kujtojmë gjithmonë angazhimin e saj për Kosovën

Vdekja e Albright, Konjufca: Kontributi i saj do të mbetet i paharruar në mendjet tona

Vdekja e Albright, Abdixhiku: Roli i saj në Kosovë do të kujtohet me gjenerata

Vdekja e Albright, Krasniqi: Kosova është me fat që pati një mbrojtëse si ajo

Vdekja e Albright, Meta: Fuqizoi rolin e gruas në politikë dhe i frymëzoi ato kudo që janë

Vdekja e Albright, Kryemadhi: Mike e madhe e shqiptarëve dhe model i forcës së gruas

Vdekja e Albright, Berisha: E prita në Tiranë, avokate e shkëlqyer e Kosovës

Vdekja e Albright, Basha: Shqiptarët s’do të të harrojnë kurrë!

PROFIL- Albright, kumbarja e lirisë së Kosovës e mikja e shqiptarëve, zonja që bëri histori

Vdekja e Albright, Osmani: E tronditur, mikja e madhe e shqiptarëve iku sot

Albright ndërroi jetë, Rama i publikon foton me Thaçin: Mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota madeleine albright vdes madeleine albright madeleine albright vdes madeleine albright

Sondazh

Poll