Bota

Lufta në Ukrainë, vritet gazetarja ruse në Kiev, po raportonte afër bombardimeve

23 Mars 2022, 19:53 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, vritet gazetarja ruse në Kiev, po raportonte

UKRAINË- Një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vrarë. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur mediumi Insajderi në të cilin Oksana Baulina punonte.

Ajo  po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit. Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexei navalny lufta ukraine-rusi oksana baulina alexei navalny lufta ukraine-rusi oksana baulina

Sondazh

Poll