Bota

Vdekja e Albright, Haradinaj: Do e kujtojmë gjithmonë angazhimin e saj për Kosovën

23 Mars 2022, 21:24 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Haradinaj: Do e kujtojmë gjithmonë angazhimin e saj

TIRANË- Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së DASH Madalene Albright. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka publikuar një foto me të dhe shkruan se ndihet i pikëlluar nga ky lajm. Ai shkruan se populli i Kosovës do e kujtojë gjithmonë kontributin dhe angazhimin e Albright për pavarësinë e vendit

Postimi i Plotë:

I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright. Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe popullin amerikan! Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe!

LAJMI KRYESOR: Shuhet Albright, Sekretarja e parë e Shtetit që ‘çliroi’ Kosovën nga gjenocidi serb

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni madalene albright ramush haradinaj vdes madalene albright madalene albright ramush haradinaj vdes madalene albright

Sondazh

Poll