Bota

Vdekja e Albright, Abdixhiku: Roli i saj në Kosovë do të kujtohet me gjenerata

23 Mars 2022, 20:47 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Abdixhiku: Roli i saj në Kosovë do të kujtohet

KOSOVË- Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar për vdekjen e ish-sekretares së DASH Madalene Albright. Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkruan se ajo është një kampione e demokracisë, një themeltare e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën. Ai ka theksuar se Albright dhe roli i saj do të kujtohen me gjenerata në Kosovë.

Postimi i Plotë:

Një kampione e demokracisë, një themeltare e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën në orën tonë më të vështirë, Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë. Emra të tillë janë të rrallë; sonte humbëm një ikonë të lirisë! Madeleine Albright ka vënë një standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë. Kosova, populli jonë, gjenerata e tashme e shumë të tjera që do vijnë pas, do të kujtojnë e nderojnë Sekretaren Albright për rolin e saj fundamental, në përpjekjen dhe përmbushjen tonë nacionale drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë. Pusho në paqe Zonja Sekretare! Të faleminderit!

LAJMI KRYESOR: Shuhet Albright, Sekretarja e parë e Shtetit që ‘çliroi’ Kosovën nga gjenocidi serb

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku madalene albright vdes madalene albright lumir abdixhiku madalene albright vdes madalene albright

Sondazh

Poll