Bota

Po ‘braktiset’ nga të tijët, guvernatorja e bankës ruse dha dorëheqjen por Putin se pranoi

23 Mars 2022, 18:12 Nga DOSJA
Po ‘braktiset’ nga të tijët, guvernatorja e bankës

RUSI- Një tjetër raport intrigues është shfaqur sot që sugjeron se guvernatorja e bankës qendrore të Rusisë u përpoq të jepte dorëheqjen nga posti i saj pas pushtimin e Ukrainës, por që Vladimir Putin nuk e lejoi.

Sipas Bloomberg, Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri pesëvjeçar javën e kaluar pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar.

Katër persona me njohuri për diskutimet rreth pozicionit të saj thanë se largimi i saj tani do të shihej si një tradhti nga presidenti rus.

Nabiullina ka punuar së bashku me Putinin për gati dy dekada.  58-vjeçarja nuk ka komentuar publikisht për riemërimin e saj.

Ditën e sotme u raportua se Iidërguari rus për klimën, Anatoli Chubais, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë. Ai është bërë zyrtari i nivelit më të lartë që ka shkëputur Kremlinin për pushtimin

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elvira nabiullina lufta ukraine-rusi elvira nabiullina lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll