Politike

Energjia, Balluku: Paguani në kohë faturat. Paralajmëron UKT: Nëse iu heqim energjinë…

23 Mars 2022, 16:11 Nga DOSJA
Energjia, Balluku: Paguani në kohë faturat. Paralajmëron UKT:

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u ka kujtuar kompanive të Ujësjellësve në vendin tonë faturat e papaguara të energjisë elektrike. Në mbledhjen e Komitetit të Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nuk do të ketë mungesë energjie për qytetarët, por bëri thirrje që bizneset dhe qytetarët të jenë të përgjegjshëm për të paguar faturat pasi paratë shërbejne për blerjen e energjisë.

“Qeveria ka marrë masat që të mbulojë familjarët dhe biznesin e vogël të lidhur në tension 0.4 ashtu siç kemi mbrojtur dhe mbi 7 mijë bizneset e lidhur ne tension të mesëm. Do ulemi me këto biznese që të ridiskutojmë sikurse e kemi lënë më herët por kemi marrë angazhim të vazhdojmë ti mbrojmë. “E rëndësishme është se të gjithë duhet të kontribuojmë. Një nga problemet që kemi pasur për shkak të mospagesave vinte nga ndërmarrjet e ujësjellësve. Këtu kemi edhe një cikël vicioz. Në rast se OSHEE ndërpret energjinë elektrike për këto institucione atëherë shumë fshatra dhe qytete do të mbeteshin pa ujë. Ne kemi marrë ngarkesa të këtij sektori duke mbajtur barrën e debiteve të këqija,”– deklaroi ajo.

LAJMI KRYESOR: Situata energjetike, mblidhet Komiteti i Energjisë/ KESH: Çmimi shkoi deri në 550 euro kWh!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku komiteti i energjise 23 mars 2022 belinda balluku komiteti i energjise 23 mars 2022

Sondazh

Poll