Aktualitet

Tentoi të fuste fishekë pistolete të fshehur në veshmbathje, arrestohet vizitoi në burg

23 Mars 2022, 18:12 Nga DOSJA
Tentoi të fuste fishekë pistolete të fshehur në veshmbathje,

LUSHNJE- Një vizitor është arrestuar ditën e sotme në Burgun e Lushnjes. Kjo pasi ai tentoi që të fuste brenda një fishekë pistolete të kalibrit 7.65 mm. 42-vjeçari me inicialet K.Sh, do ja jepte këtë fishekë kushuririt të tij me iniciale A.A, i cili është dënuar me 8 vite burg. Këtë fishekë, 42-vjeçari e kishte fshehur në mes të një qeseje me veshmbathje.

Njoftimi i Plotë:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestur sot në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fishek pistolete i kalibrit 7.65 mm. I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve. Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burgu i lushnjes burgu i lushnjes

Sondazh

Poll