Aktualitet

Situata energjetike, mblidhet Komiteti i Energjisë/ KESH: Çmimi shkoi deri në 550 euro kWh!

23 Mars 2022, 14:51 Nga DOSJA
Situata energjetike, mblidhet Komiteti i Energjisë/ KESH: Çmimi

TIRANË– Komiteti i Energjisë është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me krizën. Deri më tani, situata hidrike në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit, mbetet problematike, edhe pse niveli i ujit ka shkuar në 271 metra mbi nivelin e detit, por sërish vendi ka nevojë që të importojë energji. Deri më tani, drejtori i KESH, Ergys Verdho tha se deri më tani janë blerë 48% e nevojave për të mbuluar furnizimin me energji të familjeve dhe bizneseve. Ndërsa shtoi se çmimi ka shkuar deri në 550 euro kWh. Ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku siguroi se për familjarët nuk do të ketë kufizim të energjisë dhe as rritje të çmimit të faturës. Pas saj, e mori fjalën drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, i cili bëri me djie se në vend ka 3 vite që janë shkëputur investimet intensive në sektorin e energjisë, por shtoi se zonat turistike do të bëjnë përjashtim për t’u përgatitur për stinën e verës. Ndër të tjera, Çela shtoi se kompania ka ritëm të kënaqshëm për sa i përket arkëtimeve.

ZHVILLLIMET ORË PAS ORE:

Energjia, Balluku: Paguani në kohë faturat. Paralajmëron UKT: Nëse iu heqim energjinë…

Komiteti i Energjisë, Ardian Çela: Arkëtimet janë të kënaqëshme, duam më pak se 19% humbje

Kriza elektrike/Drejtori i KESH: 47% të energjisë e kemi blerë në treg, në prill presim shi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ardian cela belinda balluku ergys verdho komiteti i energjise 23 mars 2022 ardian cela belinda balluku ergys verdho komiteti i energjise 23 mars 2022

Sondazh

Poll