Aktualitet

Kreu i ARRSH: S’e kemi stakuar energjinë në zona ku mund të ketë aksidente

23 Mars 2022, 16:27 Nga DOSJA
Kreu i ARRSH: S’e kemi stakuar energjinë në zona ku mund të

TIRANË– Drejtori i ARRSH-së Ervis Berberi ka treguar linjën që ka ndjekur për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike në akset e shumta rrugore. I pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Energjitikës, Berberi tha se në rreththotullimet e zonat me shumë lëvizje nuk ka pasur kufizime për të shmangur aksidentet e mundshme, ndërsa në zonat e tjera, energjia është ndërprerë. Pas orës 00:00, sipas tij, energjia ndërpritet në shumë qarqe, si: Gjirokastra, Tepelena e Shkodra.

“Në të gjitha akset që kemi në dispozicion si aksi kryesor Tiranë-Durrës dhe pastaj pjesa veriore nga Tirana për të shkuar në Fushë Krujë. Në këto zona është bërë ndërprerja në disa zona lineare. Në kryqëzime dhe rrethrrotullime nuk ka ndërprerje. Në akset ku ne mendojmë se është e nevojshme. Ka disa akse ku e ndërpresin energjinë në orare të ndryshme. Për shembull në Gjirokastër dhe Tepelenë energjia elektrike ndërpritet pas orës 12:00. Kjo bëhet edhe në Bypassin e Shkodrës. Kemi marrë masat që të mos ndërpresin energjinë elektrike në akse ku mund të cenohet siguria rrugore e mund të ketë aksidente,”- tha Berberi ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Situata energjetike, mblidhet Komiteti i Energjisë/ KESH: Çmimi shkoi deri në 550 euro kWh!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervis berberi komiteti i energjise 23 mars 2022 ervis berberi komiteti i energjise 23 mars 2022

Sondazh

Poll