Aktualitet

U dënua me 4 vite e gjysëm në Angli,shtyhet seanca gjyqsore për shqiptarin e kapur me drogë

23 Mars 2022, 17:22 Nga DOSJA
U dënua me 4 vite e gjysëm në Angli,shtyhet seanca gjyqsore

ANGLI- Një seancë dëgjimore për konfiskimin e të ardhurave të një tregtari droge në Ipswich, i cili u burgos me 4 vite e 6 muaj vitin e kaluar pasi u gjet kokainë me vlerë rreth 20,000 £ në makinën e tij, është shtyrë për dy javë.

Ipswichstar shkruan se 29-vjeçari shqiptar Emiljan Filipi, u ndalua nga një patrullë e oficerëve të Operacionit Sentinel në janar të vitit të kaluar, rreth orës 13:00, kur ai po ngiste një Vauxhall Astra gri në Park Road, Ipswich. Policia kontrolloi makinën dhe gjeti një bllok kokaine, e vlerësuar në vlerën 20,000 £, në tastierën qendrore.

Një kontroll i mëtejshëm në banesën e tij zbuloi 2000 £ të tjera në para. Në maj të vitit të kaluar ai pranoi posedimin me qëllim të furnizimit me drogë të klasit A ​​dhe u burgos me katër vjet e gjashtë muaj.

Një seancë dëgjimore për konfiskimin sipas ligjit mbi të ardhurat nga krimi do të zhvillohej në Gjykatën e Kurorës së Ipsëich të martën (22 mars), por u shty për dy javë për të lejuar pjesëmarrjen e një përkthyesi shqiptar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljan filipi emiljan filipi

Sondazh

Poll