Aktualitet

I dënuar për trafik droge e i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Dibër 45-vjeçari

23 Mars 2022, 15:56 Nga DOSJA
I dënuar për trafik droge e i shpallur në kërkim

DIBËR– Roland Farruku 45 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër është vënë në pranga pasi rezulton se është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se Farruku është i dënuar me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh” nga Gjykata e Ankonas, Itali.

Njoftimi i policisë Dibër

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Strukturat hetimore të DVP Dibër dhe Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Roland Farruku 45 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e dibres roland farruku policia e dibres roland farruku

Sondazh

Poll