Aktualitet

Të tjera lëvizje në Polici! Oltion Bistri lë Lezhën, bëhet drejtor i Operacionales

16 Shkurt 2022, 13:10 Nga DOSJA
Të tjera lëvizje në Polici! Oltion Bistri lë Lezhën,

TIRANË– Oltion Bistri ka lënë drejtimin e Policisë së Lezhës për të ardhur në Tiranë. Mësohet se Bistri është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë. Ai ka zëvendësuar në këtë post Bujar Ahmetin. 

Ky i fundit është emëruar drejtor në Drejtorinë e mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ndërkohë që në Lezhë do e marr drejtimin Vehbi Bushati, i cili ka qenë drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shetit.

Oltion Bistri ka qenë edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë.  Më pas ai u tranferua dhe emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Pas Durrësit, Bistri mori në dorëzim Drejtorinë e Policisë së Lezhës, por tashmë është rikthyer në Tiranë. Ndërsa Idaet Faskaj që ishte drejtor i Mbrojtjes se Dëshmitareve është emëruar në Departamentin e Marrëdhënieve ndërkombëtare.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e ppergjithshme e policise oltion bistri vehbi bushati drejtoria e ppergjithshme e policise oltion bistri vehbi bushati

Sondazh

Poll