Aktualitet

EMRI/ Në arrati, i dënuari për masakrën e ‘Qafë Gjashtës’ kërkon lirinë

23 Mars 2022, 15:29 Nga DOSJA
EMRI/ Në arrati, i dënuari për masakrën e ‘Qafë

TIRANË– Aleksandër Bala alias Aleko Bala, 52 vjeç, i dënuar me 15 vite burg nga gjykata, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Sarandës, për shuarje të dënimit me burgim që ka marrë për “Masakrën e Qafë-Gjashtës”. Leko, pronar i një parkingu privat në Sarandë, u shpall në kërkim nga policia në nëntor të 2017, pas një operacioni të madh të policisë për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për autorët e “Maskrës së Qafë-Gjashtës”.

Ata akuzoheshin se më 4 mars 1997 vranë dhe dogjën oficerin e policisë Gjergj Mehmeti, mbajtën peng dhe torturuan oficerin Edukard Aliaj dhe tentuan të vrisnin oficerët Sokol Bizhga e Myzafer Blushi. Për ngjarjen në fjalë janë arrestuar Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa dhe Edmond Sejko. Ata që kanë përfunduar dënimin për krimin e rëndë janë vetëm vëllezërit Sinani. Eduart Cipa u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, ndërsa Edmond Sejko u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Alqi Paguni ka bërë të njëjtën kërkesë si Bala, shuarje të dënimit.

Dënimet e dhëna:

Vladimir Sinani, 18 vjet
Nestor Sinani, 15 vjet burg
Eduard Çipa, 15 vjet burg
Alqi Paguni, 15 vjet burg
Mikel(Flamur, Vladimir)  Kendezi, 15 vjet burg
Arben Kendezi, 16 vjet burg
Agron Qurku,16 vjet burg
Aleksandër Bala 15 vjet burg
Ristan Lapa pafajësi

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll