Aktualitet

Aksidenti me 1 të vdekur në Kuçovë, identifikohen dhe kapen 2 autorët minorenë

23 Mars 2022, 13:46 Nga DOSJA
Aksidenti me 1 të vdekur në Kuçovë, identifikohen dhe

KUÇOVË– Pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës, ku ndërroi jetë një 72-vjeçare dhe u plagos rëndë një e moshuar tjetër, 74 vjeç, Policia ka prangosur sot dy të dyshuarit kryesorë lidhur me ngjarjen. Edhe pse dy adoleshentët janë larguar nga vendi i ngjarjes, janë identifikuar dhe më pas prangosur nga Policia.

Në pranga ka përfunduar një 15 dhe 17-vjeçar, emrat e të cilëve kanë mbërritur në Dosja.al, por për shkak të moshës nuk do të publikohen. Edhe pse u larguan nga vendngjarja për t’ju fshehur Policisë, ata u arrestuan disa orë më vonē dhe tashmë ndodhen në ambientit të Komisariatit të Beratit, ku po merren në pyetje në lidhje me aksidentin.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën e varrezave në qytetin e Kuçovës, ku dy të rinjtë me motorr pasi goditën të moshurat, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjares. Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Të dy gratë e aksidentuara ishin komshije me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motori.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kuçove kucove aksident ne kuçove kucove

Sondazh

Poll