Aktualitet

Pronari i pallatit nuk ua njeh! Banorët e Krujës te Kadastra: Kemi paguar, i kemi me letra

23 Mars 2022, 10:22 Nga DOSJA
Pronari i pallatit nuk ua njeh! Banorët e Krujës te Kadastra: Kemi

KRUJË– Më shumë se 30 familje në Krujë kanë protestuar ditën e sotme përballë Agjensicë Shtetërore të Kadastrës. Ata janë përballur me një situatë të pazakontë ku ata edhe pse kanë blerë shtëpitë e tyre, nuk mund ti marrin ato. Për ‘Faxnews’ ata shprehen se ndërtuesi i parë i pallatit ka shpallur falimentin duke ia dorëzuar pallatin një ndërtuesi tjetër. Qytetarët shprehen se ata kanë paguar lekët teksa ka nisur ndërtimi i pallatit ndërsa pas shumë vitesh nuk po marrin dot shtëpitë e tyre. 

DEKLARATAT E BANORËVE:

“Jam emigrant në Itali, kam marrë shtëpinë para 10 viteve, i kam letrat me të gjitha rregullat. Më vonë kam ikur në Itali dhe kur jam kthyer, nuk e dimë si iku ia mori një tjetër.

‘Më tha që do të merremi vesh, nuk na dha asnjë përgjigje. Mua më ka borxh, 82 mijë euro për një apartament. Në hyrjen time nuk ka për të hyrë kush. Nuk e di ca po bëjmë. I kemi paret me djersë”

“Edhe ne si të tjerët, jetojmë në Itali, kena ble 2 apartamente në 2010 nga 80 mijë euro për apartament, të pagume direkt, me kontrata e të gjitha. Tani dëgjojmë mbrapa, institucionet nuk na përkrahin, na mbyllin portën.’

‘Në fillim i njihte dokumentat, mbrapa kanë bërë gjëra të tjera, na kanë bërë letrat që objektin e ka marrë një tjetër.’

‘Pronën time e shes vetëm unë, jo kush tjetër. Si e ke shit pronën time dhe i ke dhënë lekët ai tjetri? Vlere totale 160 mijë euro. Kemi ardhur këtu 100 herë.’

‘Janë të gjithë të korruptuar, mos na lini ta zgjidhim punën vetë, nëse këta sna njohin kontratat ne do e zgjidhim vetë.’

‘Janë 30 familje që preken nga ky shqetësim. Goca e vet e di ca përgjigje, se kontratat kanë shkuar me babën e vet, nuk kanë vlefshmëri”.

“Edhe unë kam të njëjtin shqetësim. Na thonë ti marrim lekët ndërtuesit. Se kur do fillojë projekti se dimë, ne të Artan Lame erdhëm se ka bërë legalizmin e pallatit, ka qenë me leje ndërtimi, I ka bërë legalizmin këtij tjetrit.

‘Ato euro që kemi dorëezu dhe të marrim shtëpinë, deri tani s’na kanë thënë gjë”.

(a.b)./dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet familjet ne kruje kruje protesta e banoreve te kadastra familjet ne kruje kruje protesta e banoreve te kadastra

Sondazh

Poll