Aktualitet

‘Kanë armë’/Informacioni ‘i vyer’, si u kap Kingji ‘padashje’ në Vlorë, kërkohej për v

23 Mars 2022, 06:15 Nga DOSJA
‘Kanë armë’/Informacioni ‘i vyer’, si u kap

VLORË– Pas tre vitesh arrestohet i dyshuari në atentatin ndaj Arben Beqirajt në Vlorë. Forcat ‘Shqiponja’ kanë arrestuar në Vlorë Ariel Kingjin, 21-vjeçarin të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim.

Operacioni ‘ëaves’ ka vënë në pranga po ashtu edhe dy persona të tjerë, Kristo Drolli dhe Shpati Lena për të cilët policia kishte marrë informacion se kishin armë në mjet. Pas kontrollove u zbulua se në mjet ishte edhe Kingji, i cili ishte në kërkim për vrasje. 50-vjeçari Drolli akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë. 37 vjeçari Lena, dyshohet si përkrahës i personit në kërkim. 

Çfarë ndodhi në vitin 2019?

Në vitin 2019, u vra me armë zjarri Arben Beqiraj. Pronari i lokalit mori 7 plumba në bark dhe këmbë, duke humbur jetën. Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Çelik e Geno Lena u shpallën në kërkim në atë kohë si të dyshuar për vrasje. Sipas policisë autorët u konfliktuan me fjalë me pronarin e lokalit, dhe pas zënkës me grushte kanë shkruar drejt makinave të tyre ku kanë marrë armët. Pasi morën një kallashnikov dhe një pistoletë qëlluan drejt Beqirajt, djalit dhe nipit të tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “ëaves”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim. Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Arrestohen në flagrancë tre persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë. I kërkuari dhe drejtuesi i mjetit janë kapur në flagrancë, secili me armë zjarri pistoletë me vete. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po lëviznin me armë zjarri në automjet dhe njëri prej tyre ishte në kërkim, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “ëaves”. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar, si dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – K. D., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë; – A. K., 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë. – Sh. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ishte me shokët në makinë! Arrestohet Kingji në Vlorë, në kërkim për atentatin e 2019-ës

Operacioni ‘Waves’! PAMJE nga aksioni i ‘Shqiponjave’ në Vlorë, emrat e 3 të ndaluarve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne vlorë arrestim ne vlore byroja për koordinimin operacional kristo drolli shpati lena vlore waves ne vlore aksion ne vlorë arrestim ne vlore byroja për koordinimin operacional kristo drolli shpati lena vlore waves ne vlore

Sondazh

Poll