Aktualitet

AKSION në Tiranë, 4 persona në pranga, për çfarë akuzohen

23 Mars 2022, 09:06 Nga DOSJA
AKSION në Tiranë, 4 persona në pranga, për çfarë

TIRANË– 4 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar 26-vjeçari i identifikuar me iniciale A. M., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjera. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. R., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. L., 37 vjeç dhe K. Xh., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.,m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll