Aktualitet

Ishte me shokët në makinë! Arrestohet Kingji në Vlorë, në kërkim për atentatin e 2019-ës

23 Mars 2022, 08:44 Nga DOSJA
Ishte me shokët në makinë! Arrestohet Kingji në Vlorë,

VLORË– Në Vlorë u arrestua pas operacionit ‘Waves’ Ariel Kingji. I riu ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, kur ndërroi jetë Arben Beqiraj. Pronari i lokalit mori 7 plumba në bark dhe këmbë, duke humbur jetën.

Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Çelik e Geno Lena u shpallën në kërkim në atë kohë si të dyshuar për vrasje.  Sipas policisë autorët u konfliktuan me fjalë me pronarin e lokalit, dhe pas zënkës me grushte kanë shkruar drejt makinave të tyre ku kanë marrë armët. Pasi morën një kallashnikov dhe një pistoletë qëlluan drejt Beqirajt, djalit dhe nipit të tij.

LAJMI KRYESOR: ‘Waves’ në Vlorë! Arrestohen 3 persona nga ‘Shqiponjat’, Kingji në kërkim për vrasje

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ariel kingji waves ne vlore ariel kingji waves ne vlore

Sondazh

Poll