Politike

Basha vizitë të papritur në Mallakastër: 30 Qershori ishte një masakër elektorale (FOTO)

10 Korrik 2019, 17:12 Nga DOSJA
Basha vizitë të papritur në Mallakastër: 30 Qershori ishte

MALLAKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me strukturat për të dikskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike.

Sot kreu i demokratëve është ndalur në Mallakastër, ku ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, ku u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.”, u shpreh Basha. Më tej numri një i opozitës vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

“Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”- u shpreh lideri i opozitës në takimin  me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron kapllanaj basha ne mallakaster edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 agron kapllanaj basha ne mallakaster edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll