Politike

Qeveria nis ‘shpërblimet’ pas zgjedhjeve, shkon në 1806 numri i vendeve të lira të punës në adminsitratë

10 Korrik 2019, 15:17 Nga DOSJA
Qeveria nis ‘shpërblimet’ pas zgjedhjeve, shkon në 1806

TIRANË- Qeveria ka marrë vendimin sot që të shtoj numrin e vendeve të lira të punës në administratë. Me një vendim që mban firmën e Edi Ramës të miratuar sot bëhet me dije se punonjësit e rinj do të jenë 1806, dhe jo 1335 sikundër ishte miratuar në fillim të vitit.

Ky vendim vjen menjëherë pas zgjedhejve dhe shihet si një “shpërblim” që iu bëhet atyre që kanë punuar për PS në fushatë. Në vendimin e plotë qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.

VENDIMI I PLOTË

Në vendimin nr.16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 1 806 punonjës.

b) Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, bëhen shtesat, me këtë përmbajtje:

Ndarja “Gr.30, Gjykata Kushtetuese” shtohet sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Në ndarjet “Gr.02, Kuvendi”; “Gr.05, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”; “Gr.06, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”; “Gr.10, Ministria e Financave dhe Ekonomisë”; “Gr.14, Ministria e Drejtësisë”; “Gr.26, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”; “Gr.29, Këshilli i Lartë Gjyqësor”; “Gr.87, Institucione të tjera qeveritare” dhe “Gr.95, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, shtohen nënndarjet përkatëse sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

Qeveria ka miratuar sot disa vendime të rëndësishme. Me firmën e Ramës sot janë dhënë 50 mijë euro për shqiptarët në Malin e Zi dhe në Serbi. Po ashtu është miratuar dhe mbrojtja e godinave të SPAK dhe BKH, si dhe e familjarëve të prokurorëve. Po ashtu është rritur dhe numri i vendeve të lira në administratë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 1806 vende pune ne administrate mbledhja e qeverise 10 korrik 2019 puna ne administrate vendimet e qeverise 1806 vende pune ne administrate mbledhja e qeverise 10 korrik 2019 puna ne administrate vendimet e qeverise

Sondazh

Poll