Politike

Lideri i opozitës turke fton Metën në Turqi, Presidenti: Me kënaqësi

22 Mars 2022, 15:26 Nga DOSJA
Lideri i opozitës turke fton Metën në Turqi, Presidenti: Me

TIRANË– Lideri i opozitës Turke, Kemal Kiliçdaroglu ka ftuar Presidentin Ilir Meta për një vizitë zyrtare në Turqi. Lajmin e ka bërë me dije vetë Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i Shtetit shkruan se ftesën ia ka bërë kryetari i Bashkisë së Maltepe të Turqisë, Ali Kiliç të cilin e priti sot në zyrë. Ftesa është pranuar nga ana e Metës, por nuk dihet ende se kur do të zhvillohet vizita.

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë. Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi. Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ali kiliç ilir meta kemal kilicdaroglu ali kiliç ilir meta kemal kilicdaroglu

Sondazh

Poll