Aktualitet

Pronari i Ovidal kërcënoi gazetarët, policia: I hynë në shtëpi e s’dilnin, s’bënë kallëzim

22 Mars 2022, 17:40 Nga DOSJA
Pronari i Ovidal kërcënoi gazetarët, policia: I hynë në

DURRËS– Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me kërcënimin që iu bë gazetarëve të Fiks Fare paraditen e sotme nga pronari i kompanisë ‘Ovidal’. Në njoftim shkruhet se se ka qenë 48-vjeçari me inicialet A.M., ai që ka bërë kallëzim penal në polici, ku ka treguar se tre persona i ishin futur në shtëpi dhe nuk dilnin. Sipas dëshmisë së tij, personat në fjalë ishin gazetarë të një emisioni  investigative. Në njoftimin e policisë thuhet se gazetarët, pas mbërritjes së efektivëve në vendin e ngjarjes janë larguar pa bërë kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.03.2022, është marrë njoftim se rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Ura e Tanës”, Manëz, Durrës, kishte ndodhur një konflikt. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi si më poshtë: Shtetasi A. M., 48 vjeç, banues në Sukth, Durrës, ka kallëzuar se në pronën e tij ka konstatuar 3 persona të panjohur që kishin hyrë brenda pronës dhe nuk pranonin të dilnin. Nga verifikimet paraprake rezultoi se ata ishin gazetarë të një emisioni investigativ. Gazetarët kanë pretenduar se janë kanosur dhe ofenduar nga shtetasi A. M., por edhe pas insistimit të punonjësve të Policisë, se duhet të bënin kallëzim për pretendimet e tyre për kanosje, ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim dhe janë larguar, duke u shoqëruar nga punonjësit e Policisë, deri në rrugën nacionale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të metejshme.

Ç’ndodhi sot në Durrës?

Gazetarja e emisionit “Fix Fare”, Antela Lika është kërcënuar me jetë ndërsa operatorit që e shoqëronte i është thyer kamera. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sukth mesditën e sotme pranë kompanisë së mbarështrimit të pulave “Ovidal”. Gazetarja dhe operatori kanë konstatuar se në pularinë gjigante, “Ovidal”, nuk kishte asnjë pulë ndërkohë që ajo përpara sëmundjes ka mbarështruar me mijëra. Nëpërmjet fshatarëve të zones, “Fix Fare” ka zbuluar nëpër ara vendin ku kompania në mënyrë ilegale ka groposur pulat e ngordhura, pa asnjë leje nga institucionet. Zbulimi i kësaj grope ka bërë që gazetarët të konfliktoheshin me pronarin e kompanisë dhe ky i fundit i ka kërcënuar. Madje, gazetares i është drejtuar me fjalët: Je femër ndryshe do të përfundoje me pulat e ngordhura!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen gazetaret e fiks fare dhunohen gazetaret e fiks fare

Sondazh

Poll