Aktualitet

VIDEO-Dita pa makina? Veliaj shkel rregullin e tij, momenti kur hipën në mjet (Justifikimi)

22 Mars 2022, 16:25 Nga DOSJA
VIDEO-Dita pa makina? Veliaj shkel rregullin e tij, momenti kur hipën

TIRANË– Kryeqyteti u zhyt në një kaos e trafik sot kur ishte paralajmëruar se do të ishte një ditë pa makina, por nuk vlen e njëjta gjë për vetë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. OraNews ka publikuar videon ku Veliaj shihet se hipën në mjetin me të cilin lëviz zakonisht. Në një prononcim për mikrofonin ai tha se ishte me mjet në një zonë ku lejohej lëvizja me makina.

“Është Tirana qendrore pa makina, ndërkohë që kjo është pjesa e Unazës së Madhe, është me makina, siç është bërë edhe njoftimi,”- tha ai.

Iniciativa e Bashkisë Tiranë u ndërmor për kursin karburanti dhe ambient të pastër, por nuk e arriti qëllimin. Tirana sot ishte e mbushur me makina si zakonisht, por kishte një ndryshim, trafiku ishte edhe më rëndë se në një ditë të zakonshme kur të gjitha akset rrugore janë të lira për mjetet. Bllokimi i shumë prej tyre nga ora 09:00-15:00 krijoi një kaos e rrëmujë në kryeqytet.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore dita pa makina erion veliaj dita pa makina erion veliaj

Sondazh

Poll