Aktualitet

Masakroi partneren me thikë, dënohet me 24 vite burg ish-efektivi shqiptar në Itali

22 Mars 2022, 16:50 Nga DOSJA
Masakroi partneren me thikë, dënohet me 24 vite burg ish-efektivi

ITALI- Ish-efektivi i Policisë Alfred Kipe është dënuar me 24 vite burg, pasi ka vrarë partneren e tij, Luljeta Heshta, 47 vjeçe. RaiNews shkruan se krimi ka ndodhur më 7 shkurt 2021 dhe 44-vjeçari shqiptar u dënua në shkallë të parë me 24 vite burg nga Gjykata e Milanos.

Burri, i pranishëm në seancën e fundit, para se të lexonte fjalinë tha se i vinte shumë keq për atë që kishte bërë.

“Unë isha i dëshpëruar dhe skllav i alkoolit. Nuk doja ta vrisja”, tha ai.

47-vjeçarja Heshta punonte si punonjësi seksi në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili rezutoi  të ishte Alfred Kipe. Ky iu fundit u filmua më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk e pranoi krimin deri në seancat e gjykatës. Shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarjes duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred kipe luljeta heshta alfred kipe luljeta heshta

Sondazh

Poll