Aktualitet

Zjarr në Berat, digjen 4 dynym me shkurre, rrezikohen pyjet

22 Mars 2022, 15:33 Nga DOSJA
Zjarr në Berat, digjen 4 dynym me shkurre, rrezikohen pyjet

BERAT– Katër dynym me shkurre kanë marrë flakë dhe janë djegur këtë mesditë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Berat, më konkretisht në fshatin Gjerovena. I favorizuar nga era, zjarri është përhapur duke djegur edhe disa plantacione me ullinj. Gjithashtu, bëhet me dije se rrezikohen edhe bimësi të tjera të kësaj zone. 

Gjithsesi forcat e zjarrfikëses janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Për momentin janë banorët e zonës ata që po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanore. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne berat zjarr ne berat

Sondazh

Poll