Bota

Vazhdojnë sulmet në qytetin e Rubizhnës, Haidai: Nuk ishin në gjendje të merrnin qytetin

22 Mars 2022, 11:44 Nga DOSJA
Vazhdojnë sulmet në qytetin e Rubizhnës, Haidai: Nuk ishin

UKRAINË- Qytetet ukrainase që po i rezistojnë përpjekjeve të Rusisë për t’i pushtuar ato, janë goditur nga zjarri i artilerive ruse.

Sipas CNN, kreu rajonal Serhii Haidai në një postim në mediat sociale ka thënë se qyteti i Rubizhne është nën bombardime të vazhdueshme.

“Armiku nuk ishte në gjendje të ‘vendoset’ në Rubizhne, kështu që ata po shkatërrojnë qytetin, duke synuar spitalet, shkollat ​​dhe ndërtesat e banimit,” -tha Haidai.

Shërbimet e urgjencës dhe ambulancat shpesh nuk janë në gjendje t’i kontrollojnë të gjithë të plagosurit nga sulmet.

Dy ditë më parë, Haidai gjithashtu raportoi vdekjen e 56 banorëve të shtëpisë së të moshuarve në një qytet rreth 10 kilometra nga Rubizhne. Ai tha se një tank rus kishte hapur zjarr mbi ndërtesën më 11 mars, por u deshën disa ditë për të konfirmuar viktimat për shkak të rreziqeve të granatimeve të vazhdueshme.

Ndërkohë, kreu i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov, tha se qyteti u granatua 84 herë gjatë natës, duke shënuar një rritje të shkallës së sulmeve në qytet. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndodhet afër kufirit rus dhe është një objektiv kyç për forcat pushtuese të Putinit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleh syniehubov serhii haidai lufta ukraine-rusi oleh syniehubov serhii haidai

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2022, 12:18

900 refugjatë ukrainas janë strehuar në Brazil

BRAZIL- Policia Federale e Brazilit, ka njoftuar se kanë strehuar qindra refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit.Sipas CNN rreth 900 refugjatë ukrainas që...