Bota

Kremlini kundërshton planet e sulmeve kibernetike dhe akuzon SHBA-në

22 Mars 2022, 12:40 Nga DOSJA
Kremlini kundërshton planet e sulmeve kibernetike dhe akuzon SHBA-në

RUSI- Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia nuk po angazhohen në banditizëm në nivel shtetër dhe ka hedhur poshtë pretendimet se po planifikon një sulm kibernetik pasi u godit nga një valë sanksionesh nga vendet në Perëndim.

Sipas Sky News  komentet vijnë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se kishte të dhëna se qeveria ruse po eksploronte opsione për një sulm të mundshëm kibernetik. Presidenti i SHBA Joe Biden, dje tha se ai besonte se Rusia po përgatitej për operacione të “flamurit të rremë”, një akt i kryer me qëllimin për të fajësuar një palë tjetër.

“Kurpi i Putinit është pas murit. Ai nuk po parashikonte shtrirjen apo forcën e unitetit tonë. Dhe sa më shumë të jetë shpina e tij pas murit, aq më e madhe do të jetë ashpërsia e taktikave që ai mund të përdorë. Ne e kemi parë atë më parë. Ai ka drejtuar shumë operacione false. Sa herë që ai fillon të flasë për diçka që mendon se NATO, Ukraina ose Shtetet e Bashkuara do të bëjnë, kjo do të thotë se ai po përgatitet për ta bërë atë.” tha Biden. 

Biden shtoi se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov joe biden kremlini lufta ukraine-rusi rusi vladimir putinit dmitry peskov joe biden kremlini lufta ukraine-rusi rusi vladimir putinit

Sondazh

Poll