Bota

900 refugjatë ukrainas janë strehuar në Brazil

22 Mars 2022, 12:18 Nga DOSJA
900 refugjatë ukrainas janë strehuar në Brazil

BRAZIL- Policia Federale e Brazilit, ka njoftuar se kanë strehuar qindra refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit.

Sipas CNN rreth 900 refugjatë ukrainas që ikin nga pushtimi rus kanë hyrë në Brazil që nga 17 marsi ku nga 894 refugjatë, 28 persona kanë aplikuar deri më tani për të qëndruar në Brazil.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 3 mars që lejon qytetarët ukrainas të qëndrojnë në Brazil deri në 90 ditë pa vizë dhe vendosin viza humanitare 180-ditore për ukrainasit. Më pas, ukrainasit mund të aplikojnë për viza afatgjata braziliane.

Që nga fillimi i pushtimit, Bolsonaro ka shmangur dënimin ose sanksionimin e Rusisë, dhe shefi i shtabit Ciro Nogueira deklaroi menjëherë pas se “pozicioni i Brazilit është ai i neutralitetit, i ekuilibrit”. Brazili votoi në favor të një rezolute që dënonte Rusinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 2 mars

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 900 refugjatë ukrainas jair bolsonaro lufta ukraine-rusi 900 refugjatë ukrainas jair bolsonaro lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll