Bota

Si president dhe jo si aktor, Zelensky i pranishëm në Çmimet Oscar

22 Mars 2022, 12:30 Nga DOSJA
Si president dhe jo si aktor, Zelensky i pranishëm në Çmimet

SHBA- Komediania amerikane, Amy Schumer e cila do të jetë një nga prezantueset e Çmimeve Oscar nuk do t’i shmangë ngjarjet aktuale botërore gjatë prezantimit të saj.

Sipas CNN, ylli i “Life & Beth” madje po përpiqet të gjejë një mënyrë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë pjesë virtualisht në ceremoni në mes të pushtimit rus të vendit të tij.

Unë në të vërtetë doja të gjeja një mënyrë për të futur në lidhje satelitore ose me një regjistrim presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky sepse në Oscar mund ta shohin shumë persona “ tha Schumer gjatë promovimit të 94-të të Çmimeve të Akademisë.

Schumer tha se kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të komentuar ngjarjet aktuale ku theksoi se për t;i bërë gjërat sadopak më të lehta nuk do të mungojnë batutat e saj, të cilat tha se do të jenë një mënyrë për t’u shpërqëndruar nga ngjarjet e trishta.

Si zakonisht, Schumer thotë se nuk ka frikë të trajtojë tema të vështira. Ajo po bashkëorganizon ceremoninë me Regina Hall dhe Wanda Sykes.

Çmimet Oscar do të transmetohen të dielën, më 27 mars, në ABC.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota showbiz amy schumer lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky amy schumer lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll