Bota

LUFTA/ Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv

22 Mars 2022, 12:44 Nga DOSJA
LUFTA/ Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv

UKRAINË- Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të martën deklaruan se pas shumë ditësh në luftë me agresionin ruse, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv, një qytet 30 milje në perëndim të Kievit.

“Flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv, ndërsa rusët u tërhoqën”-shkruhej në postim.

Sipas CNN, ky pretendim nga forcat ukrainase nuk është konfirmuar akoma.

Qyteti ukrainas, Makariv ka pësuar dëme të konsiderueshme në shtëpi, spitale, rrugë nga sulmet ajrore ruse. CNN verifikoi vërtetësinë e fotografive të postuara në mediat sociale më 12 mars, të cilat tregonin dëme të mëdha në komplekset e apartamenteve, shkollat dhe një objekt mjekësor. Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes ka pohuar vazhdimisht se nuk po synon civilët.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll