Bota

Prezantuesi rus i kthehet aktorit Arnold Schwarzenegger, do të na tregojë të vërtetën ai…

22 Mars 2022, 12:06 Nga DOSJA
Prezantuesi rus i kthehet aktorit Arnold Schwarzenegger, do të na

UKRAINË- Prezantuesi i televizionit rus Vadim Gigin e hodhi poshtë fjalimin e Arnold Schwarzenegger drejtuar popullit rus. Sipas CNN, Vadim Gigin iu referua Schwarzenegger-it si fytyra e “imperializmit dhe kolonializmit amerikan”.

“Ai që është në Kaliforni do të na tregojë të vërtetën, kush jeton këtu, që ka anëtarë të familjes dhe miq në Ukrainë?”-tha Gigin.

Kjo vjen pasi Schwarzenegger postoi një video në llogarinë e tij të verifikuar në Twitter më 17 mars, duke folur kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe duke u kërkuar rusëve t’i rezistonin dezinformatave të vendit të tyre.

“Ka gjëra që po ndodhin në botë që po ju mbahen, gjëra të tmerrshme për të cilat duhet të dini. Ukraina nuk e filloi këtë luftë. As nacionalistët apo nazistët. Ata në pushtet në Kremlin e filluan këtë luftë. Unë e di që populli rus nuk është i vetëdijshëm se gjëra të tilla po ndodhin, kështu që unë i bëj thirrje popullit rus dhe ushtarëve rusë në Ukrainë që të kuptojnë propagandën dhe dezinformatat që po ju thonë. Unë ju kërkoj të më ndihmoni të përhap të vërtetën,”-tha Schwarzenegger në video.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anold schwarzenegger lufta ukraine-rusi vadim gigin anold schwarzenegger lufta ukraine-rusi vadim gigin

Sondazh

Poll