Aktualitet

Prostitucion në masazh, ish-konkurrenti i “Përputhen”: Do ikja në Skrapar, s’dija gjë

22 Mars 2022, 07:43 Nga DOSJA
Prostitucion në masazh, ish-konkurrenti i “Përputhen”: Do

TIRANË– Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi u vu nën arrest pasi dyshohet se kishte kthyer qendrën e masazhit në ambient për shfrytëzim prostitucioni. Në lidhje me këtë, ka folur vetë Dyrmishi në një emision televiziv në ‘Abcnews’ duke u shprehur se është i pafajshëm. Ai deklaroi se në momentin kur e telefonuan se policia kishte zbuluar atë që ndodhte në biznesin e tij, ai po bëhet gati të shkonte në Skrapar. Dyrmishi shprehet se është i pafajshëm e se ka besim te ligji.

“Unë dhe sot e kësaj dite s’e di çfarë ka ndodhur. Ishte e diel po bëhesha gati për të ikur në Skrapar dhe më vjen një telefonatë nga një vajzë që punonte me mua dhe më thotë që duhet të vish në punë se ndodhej policia. Duke qenë se jam administrator i qendrës dhe për çdo problem jam unë që përgjigjem, shkova te qendra e masazhit. Nuk kam qenë në dijeni të hetimeve. Kam qenë shumë i qetë dhe kur kam hyrë brenda kishte forca të shumta policie që më thanë se dyshohet se kryhen vepra të paligjshme dhe se duhet të shoqërohem në komisariat bashkë me vajzat. Kam pranuar dhe jam në dispozicion të hetimit që po zgjat. Unë kam besim te pastërtia dhe se ligji do të bëjë më të mirën”– tha ai.

Dyrmishi u arrestua në fillim të këtij muaji por më pas gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai kishte marrë një ambient me qira në Tiranë dhe e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte punësuar vajza të reja të cilat ushtronin prostitucion.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alban dyrmishi alban dyrmishi

Sondazh

Poll