Aktualitet

Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin! Dita e shpresës dhe e ringjalljes

22 Mars 2022, 06:50 Nga DOSJA
Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin! Dita e shpresës

TIRANË– Besimtarët bektashi festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës dhe shpirtit.

Festa përkon me lindjen e Abaz Aliut. Ndezja e qirinjve, falja në tyrbe, janë dy ritet më të veçanta për besimtarët. Një vëmendje e veçantë në festat e bektashinjve janë edhe gatimet, një traditë e ruajtur prej brezash. Madje, dikur festa e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës pritej me shumë hare në çdo shtëpi.

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX kjo festë është shndërruar në një manifestim kombëtar. Diktatura komuniste-ateiste në Shqipëri, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sulltan Nevruzi bënë thirrje për t’u ngritur mbi vesin e ligësinë, përciell mesazhin për vlerësimin dhe mbrojtjen e vlerës kombëtare, dashurinë për njeri-tjetrin, urtësinë, vëllazërimin mbarëkombëtar, tolerancën fetare dhe ndërfetare. Nuk ka rëndësi se çfarë kubani bëhet, sepse varet nga mundësitë që kanë njerëzit, e rëndësishme është që të bëhet kurban, byreku, ëmbëlsira dhe të ndahet me këdo që është në nevojë e kërkon ndihmë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Festa e Sulltan Novruzit/ Baba Mondi: Uroj që lufta të pushojë dhe pandemia të largohet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore festa e sulltan novruzit festa e sulltan novruzit

Sondazh

Poll