Aktualitet

Basha dorëhiqet: Për pajtimin! Mbledh të besuarit për darkë (Ç’ndodhi në mbledhje)

21 Mars 2022, 10:10 Nga DOSJA
Basha dorëhiqet: Për pajtimin! Mbledh të besuarit për

TIRANË– Lulzim Basha ka vendosur që të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike që e mban nga viti 2013. Në një mbledhje me strukturat e PD-së, në orën 17:00, Basha komunikoi përpara kamerave se kishte marrë vendimin të bënte hapa pas, në një kohë që partia më e madhe opozitare në vend është future në një krizë të thellë, gjë që u vulos në zgjedhjet e pjesshme lokale ku nuk arriti të marrë asnjë nga të gjashta bashkitë. Vetë Basha u filmua të mbërrinte i buzëqeshur në selinë blu dhe përshëndeti me dorë të pranishmit, anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike e Kolegjin e Kryetarëve. Përpara tyre, teksa gjithçka transmetohej drejtpërdrejt në media, Basha tha se kishte bërë gjithçka që partia të dilte nga kriza, por nuk ia kishte arritur dhe për të hapur partinë, ka vendosur të tërhiqet e të hapë partinë.

Basha tha se kjo nuk është tërheqje për rehati personale pasi ai nuk ka qenë kurrë për karrige, por një nxitje më shumë që betejën për një PD të së ardhmes. Ai tha se do të jetë tërësisht i angazhuar krah demokratëve e do të bëjë gjithçka që t’i japë forcë vizionit për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj. Dorëheqja e Bashës ishte kërkuar nga një numër i madh deputetësh pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë bashki. Por, ky vendim nuk është mirëpritur nga disa kryetarë të degëve të PD të cilët kanë kërkuar shpjegime. Anëtari i Kryesisë Jemin Gjata është shprehur se nëse vendimi i Bashës është marrë për shkak të rezultatit të 6 marsit, atëherë ka qenë i gabuar. Kryetari i PD në Gjirokastrës Roland Bejko ka shtruar pyetjes se tashmë kush do ta drejtojë partinë, po ka qenë Basha ai i cili është shprehur se kjo është një çështje e rregulluar nga statuti. Pas përfundimit të mbledhjes, vetë Basha është nisur me këmbë drejt një restoranti në Rrugën e Elbasanit ku do të darkojë me të besuarit e tij.

Kush e zëvendëson Bashën?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka deklaruar se në krye të PD-së përkohësisht do të jetë nënkryetari i saj Enkelejd Alibeaj. Këtë vendim, Bardhi tha se e ka marrë pasi është konsultuar me nënkryetaren Jorida Tabaku, e cila hoqi dorë nga kryesia si dhe me kryetaren e Këshillit Kombëtar Arta Sakja.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

MUGESAT dhe TË PRANISHMIT/ Deputetët që s’e përfillën Bashën as në vendimin e fundit

Për pak sa s’ndodhi e keqja, Basha kalon rrugën pa parë semaforin, ndalon në kohë: Ngadalë!

VIDEOLAJM- ‘Darka e fundit’, Basha mbledh të besuarit në restorant

Basha del nga selia e PD, jo më si kryetar, gazetarët e “mbysin”: Do flasim në ditët …

Kandidatët janë tre! Kush mund ta zëvendësojë Bashën në krye të PD, vendimin e merr Bardhi

Lulzim Basha dorëhiqet nga posti i kreut të PD-së: Po bëj një hap mbrapa

VD/ Mbledhja urgjente në PD, Basha transmeton gjithçka live

Mbledhja urgjente në PD, Basha mbërrin i buzëqeshur, përshëndet me dorë të pranishmit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike levizja kunder bashes ne pd lulzim basha pd mbledh grupin 21 mars 2022 levizja kunder bashes ne pd lulzim basha pd mbledh grupin 21 mars 2022

Sondazh

Poll