Politike

Salianji shpjegon deklaratën: Pse mendoj që Basha bëri truk, ky është fundi…

21 Mars 2022, 20:05 Nga DOSJA
Salianji shpjegon deklaratën: Pse mendoj që Basha bëri truk, ky

TIRANË– Deputeti Ervin Salianji shpjegoi deklaratën që dha menjëherë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Salianji u shpreh mbrëmjen e sotme se ka dyshime se dorëheqja e Lulzim Bashës është një truk, pasi ai shpalli një vendim pa u konsultuar me askënd.

“Pyetjes a është dorëheqje përfundimtare, ai nuk kishte qëndrim të qartë. Fakti që lihet mundësia që PD do të vijojë në këtë mënyrë deri në zgjedhjet lokale, vetëm duke dalë duke e anonçuar… Shpresoj të mos jetë një truk që më vonë të mos përçajë më tepër Partinë Demokratike. Fakti që është lënë evazive, të lë mundësinë, që të ketë mundësi për rikandidimin, pasi të bëhet i pamundur bashkimi. E kam thënë që më duket truk. Do të kishte patur dakordësi dhe diskutim, nëse do të ishte zgjidhje reale.Edhe në këtë rast ka qenë vendimarrje e tij, pa mbledhur institucione. U thirrën aty këtu njerëz. U bënë truke për të mos patur diskutime. Më bëri të mendoj se mund të jetë truk, por nuk dua ta paragjykoj. Ky dyshim i imi, qoftë i gabuar! Nëse Basha ka bërë një truk ky do të jetë fundi i mundësisë për bashkimin e demokratëve,”- tha Salianji në emisionin Të Paekspozuarit.

LAJM KRYESOR:Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha ervin salianji dorehiqet lulzim basha ervin salianji

Sondazh

Poll