Politike

Dorëheqja e Bashës, Ambasada Italiane: Respekt, tani ka shpresë që PD-ja të kalojë krizën

21 Mars 2022, 18:49 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Ambasada Italiane: Respekt, tani ka shpresë

TIRANË- Ambasada Italiane në vend ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se në PD, tani po hapen një fazë e re dhe se shpresa është që partia të kapërcejë vështirësitë aktuale. Gjithashtu shkruhet se tani duhet të zgjidhet një lidership i ri me proces demokratik dhe transparent.

Postimi i Plotë:

Respekt për vendimin e Presidentit Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë. Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada italiane dorehiqet lulzim basha ambasada italiane dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll