Politike

Dorëheqja e Bashës, Pollo: Loja me ‘hapa pas’ është refuzim i parimeve demokratike

21 Mars 2022, 19:47 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Pollo: Loja me ‘hapa pas’

TIRANË- Ish-ministri Genc Pollo ka deklaruar se lajmi i mirë për demokratët sot do të ishte lagrimi i Bashës nga zyra në respekt të rregullave. Me anë të një postimi në Facebook, Pollo shkruan se, kjo gjë do e unifikonte plotësisht PD-në. Ai ka shtuar se loja me hapa pas e me dorëheqje me kushte janë vazhdim i refuzimit të parimeve demokratike.

Postimi i Plotë:

Një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë do të kishte qenë largimi nga zyra në respekt të rregullave e sidomos në respekt të shumicës në parti dhe në elektorat. Kjo do e unifikonte plotësisht Partinë Demokratike rreth organeve të legjitimuara. Lojrat me “hapa pas” e me „dorëheqje me kushte e me trille” janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar. Në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth Partisë Demokratike reale, legjitime dhe elektorale.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha genc pollo dorehiqet lulzim basha genc pollo

Sondazh

Poll