Politike

Dorëheqja e Bashës, BE: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë 

21 Mars 2022, 19:12 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, BE: Shqipëria ka nevojë për

TIRANË- Prezenca e Bashkimit Evropian në vendin tonë ka reaguar pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebook, BE-ja shkruan se ata e respektojnë vendimin e Bashës duke theksuar se si në çdo vend tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë. Gjithashtu shkruhet se lidershipi i ri në PD, duhët që të ketë rol vendimtar në mbështetjen e integrimit të vendit në BE.

Postimi i Plotë:

Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë. Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuhi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkimi evropian dorehiqet lulzim basha bashkimi evropian dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll