Aktualitet

Mbledhja urgjente në PD, Basha mbërrin i buzëqeshur, përshëndet me dorë të pranishmit

21 Mars 2022, 16:13 Nga DOSJA
Mbledhja urgjente në PD, Basha mbërrin i buzëqeshur,

TIRANË– Nis mbledhja në Partinë Demokratike. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu. Pas tij në zyra janë futur edhe deputetët e anëtarët e kryesisë. Vetë Basha është futur i buzëqeshur dhe duke përshëndetur me dorë të pranishmit para zyrave qendrore të PD-së.

Mbledhja e sotme është bërë me kërkesë të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Të pranishëm do të jenë edhe anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve.

Kërkesa për mbledhje vjen pasi Bashës i kanë kërkuar të dorëhiqet një numër i madh deputetësh pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë bashki. 

LAJM KRYESOR: Do japë dorëheqjen? Basha mbledh sot strukturat e PD, ç’do vendoset…

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll