Aktualitet

Pranvera vjen me zjarre, digjen pyjet në Kukës e Elbasan, në Klos rrezikohen shtëpitë

21 Mars 2022, 15:54 Nga DOSJA
Pranvera vjen me zjarre, digjen pyjet në Kukës e Elbasan, në Klos

TIRANË– Pranvera ka ardhur, dhe po ashtu edhe zjarret. Prej ditësh raportohet për zjarre në vende të ndryshme, kryesisht në Vlorë, Kukës apo edhe Klos. Thuajse të gjitha vatrat rezultojnë të jenë të qëllimshme e të bëra nga blegtorët vendas për të hapur tokat.

Në Kukë, është shënuar vatra e parë zjarri në pyje për këtë vit, ndonëse temperaturat janë ende të ulëta dhe gjatë natës zbresin nën zero. Vatra e zjarrit u shfaq në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit, në zonën e quajtur Shtane duke përfshirë një sipërfaqe pyjore më dush dhe dëllinjë. Ndërsa Bashkia, shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor për përpiqen të shuajnë vatrën, mësohet se zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej  8-10 hektarë.

Zjarri në Klos është vënë në një vendgrumbullim mbeturinash dhe po rrezikon linjat e energjisë elektrike. Djegia e mbeturinave dhe gomave të hedhura nga banorët dhe bizneseve ka bërë qe të rrezikohen edhe shtëpitë.  Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të aksit nacional Klos-Burrel ne afërsi të fshatit Bërshi të bashkisë Klos të rrethit Mat.

Sipërfaqe me ullishta e pisha kanë marrë flakë ditët e fundit në Vlorë. Para tre ditësh janë djegur qindra rrënjë ullinjsh në zonën e fshatit Panaja dhe Bestrovë. Rastet e djegies së ullishteve në Panaja dyshohet se janë pasojë e konfliktet të vjetra midis pronarëve të tokave dhe blegtorëve, pasi këta të fundit djegin tokat, madje dhe ullinj për të përfituar kullota për bagëtitë e tyre.

Vetëm në një javë, në zona të ndryshme të Elbasanit janë identifikuar 5 vatra zjarri. Zjarret në Elbasan janë shfaqur në zona të thella malore.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll