Aktualitet

Sekuestrohen 15 mjete, mes tyre 1 i blinduar, ‘bishat’ i kalojnë Policisë së Shtetit

21 Mars 2022, 14:23 Nga DOSJA
Sekuestrohen 15 mjete, mes tyre 1 i blinduar, ‘bishat’ i

TIRANË– 15 automjete, prodhime të viteve të fundit, njëri prej tyre i blinduar janë sekuestruar gjatë operacioneve policore të zhvilluara së fundmi. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se bëhet fjalë për operacione të zhvilluara gjatë pesë muajve të fundit. Një prej mjeteve të blinduara i ka kaluar Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe do të përdoret nga shërbimet e Rrugores. Automjetet e tjera u kanë kaluar strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, që kanë specifika të veçanta shërbimi.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

15 automjete, prodhime të viteve të fundit, njëri prej tyre i blinduar, të sekuestruara gjatë operacioneve policore për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, i janë shtuar flotës së automjeteve të Policisë së Shtetit, gjatë 5 muajve të fundit. Kjo dëshmon vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit, duke siguruar që çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme, pas konfiskimit, do të vendoset në përdorim të Policisë së Shtetit, në shërbim të qytetarëve, për më shumë rend dhe siguri.

Njëri prej këtyre automjeteve i ka kaluar Drejtorisë së Policisë Rrugore, automjet i shpejtë që do t’u vijë në ndihmë shërbimeve të Policisë Rrugore, bashkë me mjetet inteligjente dhe logjistikën bashkëkohore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërsa automjetet e tjera të sekuestruara u kanë kaluar strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, që kanë specifika të veçanta shërbimi. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, për të luftuar me vendosmëri krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe për të sekuestruar pasuritë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit sekuestrohen 15 mjete te blinduara policia e shtetit sekuestrohen 15 mjete te blinduara

Sondazh

Poll