Aktualitet

Kontrabanduan emigrantët shqiptarë, burgosen 3 persona nga Anglia me 16 vite burg

21 Mars 2022, 16:12 Nga DOSJA
Kontrabanduan emigrantët shqiptarë, burgosen 3 persona nga Anglia me

ANGLI- Pamjet video tregojnë momentin kur një i vetëquajtur ‘Lord’ ka kontrabandua emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe me një jaht 21 metrash të gjatë. Dailymail shkruan se pasi u kap ai dhe dy kontrabandistë të tjerë njerëzish janë dënuar me 16 vjet burg në total.

I njohur si Lord Redhead of Shanklin që kur bleu titullin, Stephen Redhead, 47 vjeç, ishte kapiteni i anijes së përdorur në operacionin e kontrabandës. Jahti mund të shihet në CCTV duke lundruar në Isle of ëight dhe pasi të ankorohet mund të shihen njerëz që dalin prej tij. Jean-Pierre Labelle, organizoi udhëtimin me urdhër të një bande kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë.

Christopher Barber ishte gjithashtu pjesë e bandës që kontrabandonte emigrantë. Të tre burrat lundruan me jahtin nga Britania dhe u kthyen nga Cherbourg, Francë, me 10 persona shtesë nga Shqipëria. Një gjykatës e denoncoi atë si ‘krim ndërkombëtar në shkallë të gjerë’ në një përpjekje për të fituar ‘para të konsiderueshme’ në kurriz të atyre që po kontrabandonin.

Labelle u deklarua fajtor për komplot për të lehtësuar hyrjen e paligjshme në MB dhe u burgos për tetë vjet, ndërsa Redhead dhe Barber u shpallën fajtorë nga juria për të njëjtën akuzë dhe u burgosën përkatësisht për pesë dhe tre vjet.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet christopher barber emigrantet shqiptare ne angli jean-pierre labelle stephen redhead christopher barber emigrantet shqiptare ne angli jean-pierre labelle stephen redhead

Sondazh

Poll