Bota

Pamje të rënda, momenti kur një predhë ruse shpërthen pranë disa njerëzve në supermarket

21 Mars 2022, 13:37 Nga DOSJA
Pamje të rënda, momenti kur një predhë ruse shpërthen

UKRAINË- Një video tronditëse që qarkullon në mediat sociale dhe e riprodhuar nga mediat ukrainase raportohet se tregon momentin dramatik kur një predhë ruse shpërthen pranë njerëzve që qëndrojnë të grumbulluar në një supermarket në qytetin e Kharkivit.

Sipas datës së treguar në video, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Kharkiv.

Të paktën 260 civilë janë vrarë në luftimet në Kharkiv që nga fillimi i pushtimit të udhëhequr nga Rusia më 24 shkurt, sipas autoriteteve lokale. Mes viktimave ishin 14 fëmijë , sipas autoriteteve gjyqësore, të cilat dhanë të dhënat e fundit mbrëmë.

#Kharkiv: A #Russian shell explodes next to people who are standing in line at the supermarket. pic.twitter.com/QIZkgV4ZLa

— NEXTA (@nexta_tv) March 21, 2022

Qyteti, me një popullsi prej 1.5 milionë banorësh para fillimit të luftës, ka qenë i rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sulme ne kharkiv lufta ukraine-rusi sulme ne kharkiv

Sondazh

Poll