Bota

Nuk ka amrëpushim gjatë bisedimeve, Peskov: Jemi ende larg takimit Putin-Zelensky

21 Mars 2022, 11:46 Nga DOSJA
Nuk ka amrëpushim gjatë bisedimeve, Peskov: Jemi ende larg takimit

UKRAINË– Bisedimet midis Kremlinit dhe Kievit nuk kanë dhënë ende rezultate të rëndësishme, tha në një deklaratë sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov u bëri thirrje gjithashtu vendeve që mund të ushtrojnë ndikim në Kiev që ta bëjnë këtë në mënyrë që qëndrimi i Ukrainës të bëhet më konstruktiv në negociata.

Që të flasim për një takim mes dy presidentëve, duhet të bëhen detyrat e shtëpisë. Bisedimet duhet të zhvillohen dhe rezultatet e tyre duhet të bien dakord”, tha Peskov. “Nuk ka pasur asnjë përparim të rëndësishëm deri më tani.”-tha ai.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit tha se nevojitet ende përparim i rëndësishëm në bisedimet për të hedhur bazat për një takim të mundshëm Putin-Zelensky. Ai gjithashtu shtoi se Rusia nuk do të pranojë vendosjen e një armëpushimi gjatë negociatave Rusi-Ukrainë.

“Jo. Çdo pezullim shfrytëzohet nga njësitë nacionaliste (ukrainase) për të riorganizuar dhe vazhduar sulmet ndaj ushtrisë ruse”, tha Peskov.

Peskov tha se ukrainasit e kanë shkelur vazhdimisht armëpushimin, ndërkohë që ata shpesh kanë akuzuar Rusinë pasi kjo e fundit nuk i ka ndalur sulmet në ato që duhet të ishin koridore humanitare.

 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(da/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peshkov lufta ukraine-rusi naftali bennett dmitry peshkov lufta ukraine-rusi naftali bennett

Sondazh

Poll