Bota

Negociatorët ukrainas dhe rusë hyjnë në një raund tjetër të bisedimeve të paqes

21 Mars 2022, 12:37 Nga DOSJA
Negociatorët ukrainas dhe rusë hyjnë në një raund

UKRAINË– Ukraina dhe Rusia u angazhuan në një raund tjetër të bisedimeve të paqes sot, ndërsa lufta midis dy kombeve hyri në ditën e saj të 26-të.

Negociatorët e paqes zhvilluan një video-telefonatë 90-minutëshe, me grupet e punës që pritet të vazhdojnë të takohen gjatë gjithë ditës.

Sot po punojmë gjithë ditën“.- tha David Arakhamia.

Të dy vendet kanë hyrë në disa raunde bisedimesh deri më tani, duke filluar në Bjellorusi dhe së fundmi duke u zhvilluar me video-konferencë. Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha më parë se ai ishte i bindur se Ukraina nuk do të pranonte asnjë kusht paqeje që komprometonte integritetin e saj territorial.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll